SHKËNDIJA – FCSB | Raundi i dytë eliminator i Ligës së Kampionëve

Shkëndija pret kampionët e Rumanisë, FCSB, të martën në Shkup në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Shkëndija va FCSB
• Champions League | Raundi i Dytë eliminator
• Stadiumi | “Todor Proeski”, Shkup
• E martë | 22 korrik | ora 20:00
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija rikthehet në këtë fazë të garës pas edicionit 2018/2019
  • FCSB synon kualifikim për herë të dytë radhazi në raundin e tretë 
  • Kalimi eventual i këtij raundi nënkupton kualifikim minimalisht në grupet e Conference League

SITUATA NË SKUADËR

Mungojnë:

  • /

Rikthehet:

  • Në konkurencë për lojë futet përforcimi i fundit, Arbin Zejnullai, i cili është federuar në kohë. 

FAKTE SHTESË

  • Kjo do të jetë përballja e parë në histori mes Shkëndijës dhe FCSB
  • Kuqezinjtë kanë kujtime pozitive ndaj kundërshtarëve rumunë
  • Në vitin 2020 eliminuam Botosanin me rezultat 1-0 në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës
  • Shkëndija në raundin e parë eliminoi The New Saints nga Uellsi
  • FCSB kaloi Inter Club d’Escaldes nga Andorra, 3:1 fituan ndeshjen e parë, ndërsa humbën 2:1 revanshin
  • Në fundjavë FCSB fitoi 1:0 transfertën me Petrolul Ploieşti në xhiron e dytë të kampionatit vendor
Share

2 comments

  1. July 22, 2025 at 08:48
    Agim Islami

    Pershendetje
    Nje pyetje e kisha rreth mundesise se blerjes se biletave prane sporteleve te stadiumit si dhe pranise se te miturve!
    Faleminderit

  2. July 22, 2025 at 20:05
    Luca

    Luca

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top