Deklarata | Komenti i Jeton Beqiri pas humbjes nga Struga

Disfata 3:0 në transfertën me Strugën ka lënë shije të hidhur te kuqezinjtë që pavarësisht humbjes nuk kanë shumë kohë për të vuajtur duke ditur se nga e diela nis rrethi i tretë dhe i fundit i kampionatit. Dy golat e Radiçit dhe një i Radeskit na sollën disfatën e parë pas 14 ndeshjeve në kampionat. 

…humbja…

Jeton Beqiri: “Ishte një performancë e dobët që solli një humbje të rëndë për ekipin tonë. Sot thuajse nuk na funksionoi asnjë gjë, derisa pranimi i golave në atë mënyrë në ndeshje si kjo është e papranueshme.”

…reflektimi…

Jeton Beqiri: “Është një ndeshje që duhet harruar sa më shpejtë. Duhet të bëhet një analizë e kësaj ndeshje dhe kur ekipi performon si sot, unë si trajner duhet të marr përgjegjësinë. Pavarësisht shumë faktorëve që janë në fushë, unë natyrisht se në këtë situatë jam fajtori më i madh. Tani ne duhet të përkrahim futbollistët, të bisedojmë me ta, të kthejmë atmosferën deri të dielën dhe të futemi me 100% për të fituar ndeshjen e radhës.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top