FC Struga T&L – FC Shkëndija 3:0

Macedonian First League
FC Struga
  • Radić 52'
  • Radeski 63'
  • Radić 69'
3:0
March 5, 2025, StrugëFull Time
FC Shkëndija
March 5, 2025, StrugëFull Time

Seria jonë e fitoreve merr fund në Strugë, me kuqezinjtë që pavarësisht humbjes rrethin e tretë e nisin nga pozita e parë në renditje.  

 

STRUGA – SHKËNDIJA 3:0 (0:0)

Stadiumi i qyteti në Strugë

Golashënues: Radiç 51’ e 68’, dhe Radeski 63’ (Struga)
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)

STRUGA: Stevkovski, Ilievski (Kasami 75’), Spirovski, Bojku, Shabani (c), Radeski (Kehinde 75’), Krivanjeva (Ristevski 75’), Pape (Vlajkovia 67’), Hamza, Ukpa, Radiç..
Trajner: Ilço Gjorgioski 

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, R. Ramadani, Cake, Ibraimi (c), F. Ramadani (Ademi 58’), Shala (Jakupi 69’), Merxhani, Qaka (Alhassan 69’), Tamba (Kërstevski 58’), Adili (Meliqi 81’).

Trajner: Jeton Beqiri

 

Kuqezinjtë dalin të mundur në kampionat për herë të parë në vitin 2025, duke pësuar humbjen në kampionat pas 14 ndeshjeve. Dueli me Strugën shkoi keq, me vendasit që morën fitore 3:0. 

 

Që në fillim sikur u ndje se Shkëndija nuk do të jetë në ditën e saj, pasi një pakujdesi në mbrojtje pas vetëm 10 minutave i dha mundësi për të ma rezikuar Radeski. Pak më vonë i njejti lojtar u gjet në shans të mirë, por Amzai e Cake arritën të bllokojnë në dy kohë. Ashtu si në minutën e 10-të, në të 27-ën sërish u zumë të pakujdesshëm me Radeskin që nuk gjen kuadratin. Shkëndija u kërcënua në minutë e 32-të, por e majta e Adilit u devijua në këndore. 

 

Starti i pjesës së dytë solli kanosje të Reshat Ramadani, por Stevkovski priti sigurtë në portë. Fatkeqësisht në anën tjetë erdhi goli (51’), kur Radiç shfrytëzon një rëmujë pas një këndoreje dhe shënon për 1:0. Provuam pa sukses të përgjigjemi me F. Ramadanin, derisa në anën tjetër Shabani depërton në zonën tonë (63’) para se të asistojë drejt Radeskit që realizon për 2:0. Në minutën e 68-të Radiç shënon për 3:0 pas harkimit të Spiroskit nga këndi, duke mbyllur historinë e këtij takimi. 

 

Ndeshja e radhës

Në fundjavë i kthehemi të luajmë si vendas kur në Tetovë në kuadër të xhiros së 23-të presim Pelisterin. 

Shkëndija-Pelisteri 09.03.2025

Share
go top