
Ndryshim i datës për xhiron e fundit të kampionatit. Vendimi është marrë nga Komisioni për Gara shkaku i finales së Kupës që është planifikuar për 21 maj.
Ju njoftojmë se ndeshja e xhiros së fundit të sezonit 2024/25 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit, do të zhvillohet të shtunën (17 maj 2025) me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë.
Vendimi është marrë nga Komisioni për Gara pranë FFM-së për shkak të finales së Kupës së Maqedonisë që është planifikuar të zhvillohet më 21 maj.
Pas përfundimit të takimit me Sileksin, Shkëndija do të pranojë trofeun e kampionit të Maqedonisë së Veriut për edicionin 2024/25, dhe në këtë mënyrë do të nisë festa zyrtare me futbollistët, stafin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm.
Ftojmë të gjithë tifozerinë kuqezi të jetë pjesë e këtij momenti historik dhe të festojmë së bashku titullin kampion në shtëpinë tonë!

