ZYRTARE | Reshat Ramadani rikthehet te Shkëndija, huazim i ri nga Dinamo Kiev

Mesfushori do të jetë pjesë e kuqezinjve për gjashtë muajt e ardhshëm, me të drejtë aktivizimi edhe në ndeshjet eliminatore të Kupave të Europës.

KF Shkëndija dhe Dinamo Kiev kanë arritur marrëveshje të re për huazimin e Reshat Ramadanit. Mesfushori do të jetë pjesë e kuqezinjve për gjashtë muajt e ardhshëm, me të drejtë aktivizimi edhe në ndeshjet eliminatore të Kupave të Europës.

Ky është huazimi i tretë radhazi mes dy klubeve për Ramadanin dhe marrëveshja e katërt në total mes Shkëndijës dhe Dinamo Kiev, përfshirë edhe transferimin e lojtarit drejt Ukrainës në mars të vitit 2023. Fillimisht, në janar të vitit 2024, Ramadani u rikthye te klubi amë me huazim njëvjeçar, ndërsa gjatë verës, pas kualifikimit në fazën e ligës së UEFA Conference League, bashkëpunimi u zgjat deri në dhjetor.

Vazhdimi i qëndrimit të Reshat Ramadanit konfirmon besimin e ndërsjellë mes klubeve dhe rolin e rëndësishëm të lojtarit në projektin sportiv të Shkëndijës për gjysmën e dytë të sezonit.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top