
KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me klubin rumun Universitatea Craiova për transferimin e futbollistit xhamajkan, Ronaldo Webster.
Pas negociatave mes dy klubeve, është arritur akordi për dëmshpërblimin e kartonit të lojtarit, i cili tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin rumun me fanellën e Universitatea Craiovas.
Webster iu bashkua Shkëndijës në verën e vitit 2024 kur erdhi nga Bregallnica e Shtipit dhe ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës që fitoi titullin kampion në sezonin 2024/25, si dhe kontribuoi në rrugëtimin historik evropian të kuqezinjve, që kulmoi me kualifikimin në fazën e Ligës dhe më pas në play-off të UEFA Conference League.
KF Shkëndija e falënderon Ronaldo Websterin për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, duke i uruar suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

