ZYRTARE | Florent Ramadani kthehet në shtëpi

KF Shkëndija me kënaqësi njofton rikthimin e mesfushorit Florent Ramadani, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin kuqezi.

Futbollisti 25-vjeçar, i cili është rritur në shkollën e futbollit të Shkëndijës, kthehet në klub pas vetëm 6 muajve. Në janar të këtij viti, Ramadani u transferua te Drita e Gjilanit në Kosovë, skuadër me të cilën arriti të shpallet kampion.

Dëshira e përbashkët e klubit dhe lojtarit për të bashkëpunuar sërish ka bërë që marrëveshja të arrihet shumë lehtë. Florent Ramadani do të paraqitet që pasditen e sotme në stërvitje për herë të parë nën urdhrat e trajnerit Artim Pollozhani.

Të gjithë në KF Shkëndija i urojmë Florent Ramadanit rikthim të mbarë në familjen kuqezi dhe shumë suksese në realizimin e objektivave tona të përbashkëta.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top