
Mbrojtësi strugan vjen për të shtuar konkurencën në vijën defanizive, derisa bart përvojë të madhe nga karriera e deritashme.



KF Shkëndija me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin strugan Egzon Belica. Lojtari kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore dhe firmosi kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi nëse palët mbesin të kënaqura.



Për Egzon Belicën ky është rikthim te Shkëndija, ku luajti në vitin 2013 si një nga afrimet e para prej hyrjes së kompanisë Ecolog në klub. Më vonë do të luante me skuadra tjera (Inter Turku-Finlandë e Riga-Letoni), derisa doli kampion me Partizanin e Tiranës në Shqipëri dhe fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën. Te kuqezinjtë vjen pasi ishte kapiten i Rabotniçkit të Shkupit dy sezonet e fundit.



Të gjithë në KF Shkëndija i urojmë mirëseardhje Egzon Belicës, duke i uruar shumë suksese me fanellën kuqezi.

