ZYRTARE | Drilon Islami vishet kuqezi!

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e mesfushorit defenaziv, Drilon Islami. 25 vjeçari në Tetovë vjen pasi shkëputi kontratën me Kluzhin e Rumanisë. 

Futbollisti kosovar që shkëlqeu me Prishtinën në elitën kosovare, para se të transferohej në Rumani ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore. Menjëherë pas kësaj ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme. 

Drilon Islami karrierën si profesionist e nisi te klubi i qytetit të lindjes, Ferizaji, derisa më vonë do të luante edhe me Dritën e Gjilanit dhe Prishtinën ku ishte edhe kapiten i skuadrës. Ka qenë pjesë e moshave të Kosovës, ndërsa te Kluzhi i Rumanisë u transferua janarin e vitit të shkuar. 

Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojmë mirëseardhje dhe shume suksese me fanellën kuqezi. 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top