
Mesfushori i ri kuqezi, Amir Nuhija (20), do ta vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit si lojtar i huazuar te Shkëndija e Haraçinës, skuadër që garon në Ligën e Dytë.
Në marrëveshje me stafin teknik, është vlerësuar se në këtë fazë të karrierës më e rëndësishmja për lojtarin është të ketë më shumë minuta në fushë për t’u zhvilluar edhe më tej. Në këtë drejtim, u gjet gjuha e përbashkët me klubin e Haraçinës dhe u arrit marrëveshja për huazimin e tij deri në fund të gjysmësezonit vjeshtor (14 janar 2026).
KF Shkëndija i uron Amir Nuhijës shumë suksese dhe sa më shumë përvoja pozitive në aventurën e re, me bindjen se do të rikthehet më i fortë dhe më i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fanellën kuqezi.

