ZYRTARE | Sebastijan Spahiu firmos me Shkëndijën deri në vitin 2027

Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e mesfushorit ofenziv, Sebastijan Spahiu, me të cilin është firmosur kontratë 2 vjeçare. 

Shkëndija ka kompletuar afrim të ri në skuadër, duke nënshkruar me futbollistin 25-vjeçar, Sebastijan Spahiu. Shkodrani pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, firmosi kontratën që e mban me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2027. 

Bëhet fjalë për mesfushor ofenziv që luan edhe në krahët e sulmit, derisa përveç vizitonit për lojë e depërtimeve të shpejta, veçohet edhe me goditje precize me të dyja këmbët. 

Spahiu te Shkëndija vjen pas largimit nga ekipit iranian, Mes Rafsanjan, derisa paraprakisht shkëlqeu me Egnatian e Rogozhinës, ku paraqitjet fantastike i hapën dyert edhe të kombëtares shqiptare me të cilët debutoi në duelin me Gjeorgjinë (2024).

Në karrierën e tij, sulmuesi është aktivizuar më parë edhe me klube të tjera si:

• Mes Rafsanjan (Iran),

• KF Egnatia dhe KF Laçi (Shqipëri),

• CD Guijuelo dhe CD Izarra (Spanjë),

       • Mouscron në Belgjikë, ku bëri hapat e parë në futbollin profesionist.

Me përvojën e fituar dhe rritjen e tij të vazhdueshme, Spahiu shihet si një forcë e re për ofenzivën e Shkëndijës në periudhën që pason.

Share

1 comment

  1. August 30, 2025 at 11:20
    Bujamir Bedjeti

    Super lojtar

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top