Webster asistues në fitoren e Xhamajkës në play-off të Botërorit

Futbollisti i ynë, Ronaldo Webster, ka regjistruar një tjetër paraqitje të rëndësishme me përfaqësuesen e Xhamajkës, duke qenë direkt i përfshirë në golin e fitores.

Mbrojtësi i majtë ishte titullar dhe luajti të gjitha 90 minutat në fitoren minimale 1:0 ndaj kombëtares së Kaledonias së Re, në gjysmëfinalen e play-off-it interkontinental për Kupën e Botës. Golin e vetëm të takimit e realizoi Cadamarteri në minutën e 18-të, kur pikërisht Webster lëshoi një goditje të fortë nga gjuajtja e lirë, e cila nuk u kontrollua dot nga portieri kundërshtar. 

Webster ishte ndër më të mirët në fushë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin e kombëtares së tij me përfshirje direkte në golin e vetëm të takimit. 

Me këtë fitore, Xhamajka ka siguruar kualifikimin në finale, ku do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos më 31 mars.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top