Voska Sport vs Shkëndija | Liga e Parë, Xhiroja e 17-të

Kuqezinjtë të martën janë udhëtues te Voska Sport në duelin e xhiros së 17-të që duhej të luhet të dielën, por u shty me rekomandim të MPB-së dhe tani zhvillohet pa praninë e publikut.

Ndeshja:

Voska Sport vs Shkëndija

Xhiroja e shtatëmbëdhjetë 

Stadiumi “Burimet e Bilianës”, Ohër

E martë, 3 dhjetor, ora 13:00

Ndeshja mes Voska Sport dhe Shkëndijës, e cila fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej të dielën më 1 dhjetor, do të luhet të martën, me rekomandim të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkak të situatës së sigurisë në vend. Për këtë arsye, të gjitha përballjet e xhiros së 17-të do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Ohrit me një seri prej tre fitoresh radhazi dhe me synimin për të vijuar këtë formë pozitive për të kapur kreun e tabelës. Në mesjavën e shkuar, Shkëndija mundi 2:0 Shkupin në një paraqitje dominuese që ka rritur optimizmin dhe moralin në skuadër. Stafi teknik dhe lojtarët kanë përgatitur me përkushtim duelin ndaj Voska Sport, një ekip që ka treguar rezistencë sidomos në ndeshjet si vendas.

Kundërshtari

Voska Sport, në sezonin e saj të dytë në elitë, ka përballuar një situatë të vështirë me rezultate të ndryshueshme. Aktualisht, ndajnë vendin e 10-të me Vardarin me nga 12 pikë (2 fitore, 6 barazime dhe 8 disfata). Edhe pse kanë pasur disfata të thella në transferta, në stadiumin e tyre, Voska Sport ka treguar forcë, duke mos humbur në katër përballjet e fundit si vendas (barazime 0:0 me Vardarin dhe Tikveshin, 1:1 me Pelisterin dhe fitore 3:1 nda Shkupit). 

Skuadra

Shkëndija do të jetë pa shërbimet e Fiton Ademit, i cili vazhdon rikuperimin pas dëmtimit, dhe Mevlan Adilit, i pezulluar për shkak të akumulimit të pesë kartonëve të verdhë.

Transmetimi

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube, me fillim nga ora 13:00.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top