Vardari vs Shkëndija | Liga e Parë, Xhiroja e 19-të

Të dielën në Shkup përballë Vardarit nisim gjysmësezonin pranveror me përcaktim të qartë për start me fitore në rrugëtimin drejt titullit kampion. 

Ndeshja:

Vardari vs Shkëndija

Xhiroja e nëntëmbëdhjetë 

Stadiumi “Todor Proeski, Shkup

E dielë, 16 shkurt, ora 14:00

Pas pak më shumë se dy muaj pauzë dimërore, Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut kthehet në aksion. E diela ngren siparin me ndeshjet e xhiros së 19-të. Starti do të jetë i zjartë për kuqezinjtë, pasi e nisim në fushë të rivalit të motshëm, Vardarit. Derbi mes dy skuadrave kuqezi, tashmë disa vite me radhë me ambicie të kundërta. Shkëndija vazhdon të jetë lartë dhe synon titullin, derisa tashmë një kohë realiteti i Vardarit është lufta për mbijetesë. 

Shkëndija duket e gatshme, ekipi ka zhvilluar një fazë përgatitore shumë cilësore në Antalia dhe tashmë stafi teknik duhet të vendos për formacionin me të cilin do të startojë betejën e parë nga 15 të mbetura deri në fund të sezonit. 

Kundërshtari

Vardari e thamë më herët se ka vite që po “përpëlitet” mes mbijetesës dhe Ligës së Dytë. Ndryshimet politike në vend duket se ndikojnë në skuadrën shkupjane që me shumë gjasa po merr një “infuzion” serioz për tu ngritur nga agonia dhe në pauzën dimërore përjetuan rinovim të plotë duke angazhuar 12 futbollistë. Me forca të reja kërkojnë mbijetesën, derisa gjysmësezonin e dytë e nisin nga pozita e parafundit (11-të), pasi në 18 ndeshjet paraprake grumbulluan vetëm 13 pikë me një bilans prej 11 disfatave, 4 barazime dhe vetëm 3 fitore. 

Skuadra

Trajneri Jeton Beqiri në dispozicion ka të gjithë futbollistët (i dëmtuar është vetëm portieri Ferat Ramani) dhe para fillimit të takimit varshmërisht nga strategjia e lojës, do të vendos për formacionin startues. 

Transmetimi

Ndeshja Vardari-Shkëndija do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platforëm rajonale Sport Klub, me fillim nga ora 14:00.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top