VARDARI-SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E 33-TË

Kuqezinjtë të shtunën mbyllin këtë edicion në Shkup me synimin për të përfunduar sezonin me dinjitet.

Vardari vs Shkëndija

• LPFMV | Xhiroja e 33-të

• Stadiumi | Arena “Todor Proeski” në Shkup

• E shtunë | 23 maj | ora 18:00

• Transmetimi | RTVM

PËRMBLEDHJE

  • Kampionatin dhe sezonin kuqezinjtë tanë e mbyllin në transfertën e kryeqytetit ndaj rivalit të vjetër, Vardarit
  • Pas triumfit të skuadrës shkupjane në Strugë javën e shkuar, u konfirmua matematikisht se trofeu i këtij viti do t’i takojë Vardarit
  • Shkëndija synon një paraqitje pozitive në këtë derbi të fundit për të nderuar ngjyrat e klubit përpara nisjes së përgatitjeve evropiane

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Besart Ibraimi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këtë transfertë për shkak të një dëmtimi në gju.
  • Fahd Ndzengue mungon në këtë sfidë përmbyllëse për shkak të pezullimit automatik me 5 kartonë të verdhë.
  • Reshat Ramadani mbetet jashtë fushave shkaku i rikuperimit nga dëmtimi i ligamenteve.

Në dyshim:

  • Babacar Gaye, Endrit Krasniqi dhe Fabrice Tamba ndjejnë shqetësime fizike dhe aktivizimi i tyre mbetet në pikëpyetje deri para ndeshjes.

Kthehet:

  • Ronaldo Webster rikthehet në dispozicion të plotë të stafit teknik pasi shleu pezullimin prej tri ndeshjeve moslojë shkaku i kartonit të kuq.

FAKTE SHTESË

  • Evropa e sigurtë: Shkëndija ka blinduar pozitën e nënkampionit në renditje, rezultat që garanton pjesëmarrjen e 13-të të njëpasnjëshme në kupat e Evropës.
  • Sezon historik evropian: Gjatë këtij edicioni, kuqezinjtë shkruan historinë e futbollit vendor duke performuar jo vetëm në fazën e ligës, por duke prekur edhe fazën play-off.
  • Bilanci sezonal: Në dy përballjet e para të këtij kampionati, bilanci është krejtësisht i barabartë. Vardari fitoi 1:0 në Tetovë, ndërsa Shkëndija u hakmor me të njëjtin rezultat 1:0 në Shkup.
  • Mbyllja e kampionatit: Ky derbi tradicional, ndonëse nuk ndryshon fatin e tabelës, mbetet një ndeshje prestigji ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren për prestigj.
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top