
Kuqezinjtë ndërpresin përkohësisht misionin evropian për t’u përqendruar te derbi i madh ndaj Vardarit në Shkup, ku synojnë fitoren e dytë rresht në kampionat pas triumfit startues.
Vardari vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e 2-të
• Stadiumi | Arena “Todor Proeski” në Shkup
• E diel | 9 gusht | ora 17:00
• Transmetimi | Arena Sport
PËRMBLEDHJE
- Ndërmjet dy sfidave me Hibernianin në raundin e tretë eliminator të UEFA Conference League, Shkëndija zbret në fushë për derbin e xhiros së dytë në elitën vendore
- Pas kthimit nga Skocia, skuadra udhëtoi direkt drejt Tetovës ku pati dy ditë kohë për t’u përgatitur maksimalisht për këtë përballje me peshë
- Kuqezinjtë kërkojnë të vazhdojnë ecurinë me pikë të plota në kampionat përballë rivalit që po ashtu nisi edicionin me fitore
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Portieri Baboucarr Gaye vazhdon të mbetet jashtë kombinimit për shkak të dëmtimit.
- Mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski akoma ndjen dhimbje në krahëror dhe nuk është gati për lojë.
- Sebastian Spahiu nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për këtë përballje.
Në dyshim:
- Portieri Astrit Amzai ka zhvilluar stërvitjen e sotme me grupin, por mbetet në dyshim pasi nuk është rikuperuar plotësisht nga shqetësimet fizike.
Kthehet:
/
FAKTE SHTESË
- Forma në kampionat: Shkëndija e nisi edicionin e ri me një triumf bindës 3:0 ndaj Skopjes, ndërsa Vardari po ashtu e nisi kampionatin me fitore 2:0 ndaj Bregallnicës.
- Kontrasti evropian: Ndërsa Shkëndija kaloi me sukses dy raundet e para eliminatore në Evropë, Vardari mbylli aventurën ndërkombëtare pas eliminimeve nga KuPS (Champions League) dhe Riga (Conference League).
- Rritja e ritmit: Përballja kërkon përqendrim maksimal për të menaxhuar ngarkesën fizike mes udhëtimeve evropiane dhe rivalitetit intensiv të kampionatit vendor.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë derbi të futbollit vendor i është besuar arbitrit Stojançe Trpçevski.

