
FFM ka hedhur shortin për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë dhe kuqezinjtë kanë mësuar rivalin për këtë fazë.
Shkëndija do të përballet me Tikveshin, në një duel që pritet të zhvillohet më 24 shtator.
Megjithatë, data e saktë e ndeshjes së Kupës do të konfirmohet nga FFM, pasi më 24 shtator ishte planifikuar të luhej edhe ndeshja e mbetur nga xhiroja e 4-të kundër Rabotniçkit.
Kuqezinjtë synojnë kalimin në çerekfinale dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt trofeut të Kupës.

