Tre kuqezinj të rinj me ftesë nga përfaqësuesja U19 e Maqedonisë

Shkolla e KF Shkëndija vazhdon të jetë furnizues i rregullt i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në kategoritë e reja, dhe këtë herë janë portieri Onur Beshiri, Nazif Ceka dhe Albion Musliu ata që kanë marrë ftesë nga seleksionuesi Erhan Selimi për t’u bashkuar me përfaqësuesen U19.

Treshja e talentuar e kuqezinjve do të jetë pjesë e grumbullimit që nga data 14 prill 2025, me rastin e zhvillimit të dy ndeshjeve miqësore që Maqedonia U19 do t’i zhvillojë kundër Sllovakisë:

• 15.04.2025 – Maqedonia U19 vs Sllovakia U19, në qendrën e FFM-së në Shkup

• 17.04.2025 – Maqedonia U19 vs Sllovakia U19, po ashtu në qendrën e FFM-së

Lojtarët e ftuar pritet të paraqiten në grumbullim më 14 prill, ndërsa do të jenë sërish në dispozicion të klubit pas përfundimit të grumbullimit më 18 prill 2025.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top