Testi i tretë në Slloveni, Shkëndija përballet me kampionin slloven NK Celje

Kuqezinjtë vazhdojnë fazën përgatitore me një tjetër test të fortë ndërkombëtar, kur nesër (e shtunë) nga ora 18:30 ndeshemi me kampionin e Sllovenisë, NK Celje. 

KF Shkëndija të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve verore në Slloveni, ku përballë do të ketë kampionin aktual të Sllovenisë, NK Celje. Takimi do të zhvillohet me fillim në ora 18:30.

Skuadra nga Celje është një prej emrave më të njohur të futbollit slloven. E themeluar në vitin 1919, NK Celje garon në elitën e futbollit slloven dhe, së bashku me Mariborin, është një nga vetëm dy klubet që kanë marrë pjesë në çdo sezon të PrvaLigës sllovene që nga themelimi i saj në vitin 1991. Celje ka fituar tre tituj kampionë, në sezonet 2019/20, 2023/24 dhe së fundmi 2025/26, si dhe dy herë Kupën e Sllovenisë, në sezonet 2004/05 dhe 2024/25.

Përballja ndaj kampionit slloven paraqet një tjetër test të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Artim Pollozhani, në prag të sfidave zyrtare në arenën evropiane. 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top