Të mërkurën në Shkup testohemi nga  Tikveshi 

KF Shkëndija vazhdon përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit, duke zhvilluar një tjetër ndeshje kontrolluese këtë të mërkurë (22 janar 2025). Kuqezinjtë do të përballen me KF Tikveshin e Kavadarit në terrenin nr. 1 të kompleksit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Shkup. Ndeshja do të fillojë në orën 13:00.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë miqësore e Shkëndijës gjatë kësaj faze përgatitore (të premten e shkuar fituam 4:0 Bellasicën në Strumicë), pas së cilës ekipi do të ketë dy ditë pushim përpara nisjes për në Antalia të Turqisë. Faza kryesore e përgatitjeve do të zhvillohet atje, ku skuadra do të vazhdojë të punojë intensivisht për të qenë gati për sfidat e ardhshme të sezonit.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top