STRUGA-SHKËNDIJA | KUPA E MAQEDONISË

Shkëndija të mërkurën si mysafire në Strugë kërkon kualifikim në gjysmëfinale të Kupës. Faza e 1/4 së finales luhet vetëm një ndeshje, kështu që nesër vendoset ekipi që avanson më tej.  

Struga T&L vs Shkëndija
• Kupa e Maqedonisë | 1/4 e finales
• Stadiumi | Stadiumi “Plazhi i Qytetit” në Strugë
• E mërkurë | 18 mars | ora 14:30
• Transmetimi | RTMV 2

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija për një moment len anash kampionatin, fokusi te ndeshja e Kupës
  • Përballja me Strugën duhej të luhet me 25 shkurt, por u shty shkaku i angazhimeve ndërkombëtare të Shkëndijës
  • Kuqezinjtë vlerësojnë  maksimalisht Kupën dhe synojnë trofeun bashkë me kampionatin

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Pas një periudhe jemi komplet, pa lojtarë të pezulluar apo dëmtuar.

Rikthehet:

  • Mbrojtësi Imran Fetai kthehet pasi humbi ndeshjen me Arsimin për arsye pezullimi pas kartonit të kuq në takimin me Brerën. 

FAKTE SHTESË

  • Serinë pozitive të kampionatit duam ta bartim edhe në garën e Kupës
  • Çerekfinalja luhet vetëm një ndeshje dhe kualifikimin e kërkojmë në Strugë
  • Duelin me Strugën duhej ta luanim më 25 shkurt, por takimi u shty pasi Shkëndija me 26 luajti me Samsunsporin në Evropë
  • Kuqezinjtë në fazat paraprake eliminuan Jeni Maalen (9:0) dhe Tikveshin (2:0)
  • Struga raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në 1/8 fitoi 5:0 Makedonija Gj.P. në Shkup
  • Shkëndija ka dy trofe të Kupës, triumfonte në vitet 2016 dhe 2018
  • Struga ka dy finale të humbura, në 2023 2:1 me penalti nga Makedonija Gj.P. dhe vitin e shkuar 2:0 nga Vardari
  • Fituesi i duelit të nesërm në gjysmëfinale luan me Shkëndijën e Haraçinës 
  • Takimi luhet në stadiumin “Plazha e Qytetit” në Strugë me fillim në orën 14:30
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top