Startojnë përgatitjet para paraqitjes në Ligën e Kampionëve

Kuqezinjtë nisin punën me startin e fazës përgatitore. Pjesën kryesore do ta zhvillojmë në Slloveni, ku do të luajmë 4 ndeshje kontrolluese. 

KF Shkëndija sot nisi përgatitjet verore në prag të paraqitjes në kualifikimet e UEFA Champions League. Deri të dielën skuadra do të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në Tetovë, ndërsa të hënën janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe matjet fizike.

Programi vazhdon me nga dy seanca stërvitore të martën dhe të mërkurën, ndërsa e enjtja do të jetë ditë pushimi për ekipin. Të premten (13 qershor), kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Sllovenisë, përkatësisht në qendrën stërvitore Terme Çatezh, ku do të qëndrojnë deri më 28 qershor.

Gjatë qëndrimit në Slloveni janë paraparë katër ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të ndryshëm, që do t’i ndihmojnë skuadrës të rrisë formën dhe të testojë përbërjen për garat evropiane. Po në Slloveni, më 17 qershor, Shkëndija do të ndjek shortin që do të hidhet në selinë e UEFA-së në Nyon në Zvicrës, kur do të mësojmë kundërshtarin për xhiron e parë eliminatore të UEFA Champions League.

Pas ndeshjes së fundit testuese më 28 qershor, skuadra do të kthehet në Tetovë për të vazhduar përgatitjet në ambientet e saj deri në përballjen e parë evropiane, e cila do të zhvillohet më 8 ose 9 korrik.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top