Skuadra rikthehet nga Sllovenia për aplikim të vizave, miqësorja e radhës në Tetovë

Kuqezinjtë kthehen në vend për të realizuar aplikimin për vizat britanike, të nevojshme për udhëtimin në Uells. Miqësorja me Olimpija Ljubljanën është anuluar, ndërsa përgatitjet vazhdojnë në Tetovë me testin e fundit të martën ndaj Dinamo City.

Pas përfundimit të ndeshjes miqësore ndaj CSKA Sofje (1:1) në Slloveni, skuadra jonë është rikthyer në Tetovë tre ditë më herët se sa ishte planifikuar fillimisht. Ky vendim vjen si rrjedhojë e një procedure të zakonshme administrative, pasi Ambasada e Britanisë së Madhe na ka caktuar terminet për aplikimin e vizave të udhëtimit për ditët e enjte dhe premte (26 dhe 27 qershor).

Bëhet fjalë për dokumentacionin e nevojshëm për hyrje në Britani të madhe, ky do të luajmë ndeshjen e parë eliminatore në UEFA Champions League ndaj kampionëve të Uellsit, The New Saints. Duke qenë se këto termine janë të pakapërcyeshme, klubi ka vendosur të kthehet më herët dhe ta zhvillojë pjesën përfundimtare të përgatitjeve në Tetovë.

Si rrjedhojë, është anuluar miqësorja e planifikuar për të shtunën ndaj Olimpija Ljubljanës, ndërkohë që testi i fundit para udhëtimit në Uells do të zhvillohet të martën (01.07.2025) në Tetovë, ndaj Dinamo City nga Shqipëria.

KF Shkëndija vazhdon përgatitjet me përkushtim dhe seriozitet maksimal për të qenë gati për sfidën e parë evropiane të sezonit.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top