SILEKSI-SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E 19-TË

Kuqezinjtë i kthehen skenës vendore, pasi të dielën në Kratovë luajmë me Sileksin në duelin e xhiros së 19-të të LPFMV.

Sileksi vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e 19-të
• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Kratovë
• E dielë | 22 shkurt | ora 13:00
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Mes dy përballjeve europiane me Samsunsporin, luajmë ndeshjen me Sileksin
  • Skuadra nga Kratova renditet e 4 në tabelë dhe kërkon ngjitje me top 3 ekipet e para
  • Me fitore Shkëndija mban vendin e dytë dhe distancën me pozitën e parë 

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Në lëndime ankohen Ronaldo Webster, Reshat Ramadani, Imran Fetai dhe Mevlan Murati. Për aktivizimin eventual të tyre do të vendoset para ndeshjes.

Rikthehet:

  • Pasi të enjten humbën takimin me Samsunsporin në UEFA Conference League shkaku i pezullimit, për këtë ndeshje në kombinim janë Liridon Latifi dhe Aleksander Trumçi. 

FAKTE SHTESË

  • Me dy fitore në dy ndeshjet e para kampionale, Shkëndija synon triumfin e tretë
  • Pas ndeshjes me Samsunsporin kishim vetëm dy ditë për rikuperim për këtë sfidë
  • Ekipi synon të vazhdojë momentin pozitiv dhe në Kratovë të marrim maksimumin
  • Kuqezinjtë synuan të shtyhet kjo ndeshje, mirëpo kërkesa jonë u refuzua 
  • Sileksi ishte skuadra e vetme që sezonin e shkuar na rivalizoi në garën për titullin
  • Sileksi këtë pranverë barazoi 0:0 me Bashkimin dhe fitoi 2:3 si mysafir Strugën 
  • Këtë sezon, duelin e parë me Sileksin e fituam 2:0 në muajn shtator në Tetovë 
  • Besart Ibraimi dhe Endrit Krasniqi shënuan golat në triumfin e fundit ndaj Sileksit
  • Skuadra nga Kratova pas 18 xhirove mban pozitën e 4 me 35 pikë (11 fitore, 2 barazime dhe 5 disfata)
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top