SILEKSI-SHKËNDIJA | KUPA E MAQEDONISË, FINALE

Kuqezinjtë zbresin në arenën kryesore të vendit me synimin e vetëm për të rikthyer trofeun e Kupës në Tetovë pas tetë viteve pauzë, në një natë ku Shkupi do të vishet me ngjyrat tona.

Sileksi vs Shkëndija

• Kupa e Maqedonisë | Finale

• Stadiumi | Arena “Todor Proeski” në Shkup

• E mërkurë | 20 maj | ora 20:00

• Transmetimi | RTVM

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija kërkon të kurorëzojë sezonin me trofeun e madh të Kupës, të cilin nuk e ka fituar që nga viti i suksesshëm 2018
  • Kjo është finalja e gjashtë historike për kuqezinjtë, të cilët synojnë të shkruajnë një tjetër faqe lavdie në këtë garë
  • Ndeshja ka rëndësi jetike edhe për kundërshtarin, pasi për Sileksin ky trofe përfaqëson të vetmen rrugë për të siguruar daljen në Evropë

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Besart Ibraimi mbetet jashtë formacionit për këtë finale të madhe për arsye lëndimi.
  • Ronaldo Webster mungon në këtë përballje jetike për shkak të pezullimit me karton të kuq.
  • Reshat Ramadani vazhdon të jetë jashtë fushave shkaku i dëmtimit të rëndë të ligamenteve.

Kthehet:

 /

FAKTE SHTESË

  • Historiku në finale: Shkëndija kërkon trofeun e tretë pas sukseseve në vitet 2016 (2:0 ndaj Rabotniçkit) dhe 2018 (3:0 ndaj Pelisterit), ndërsa ka pësuar disfata në finalet e viteve 2006 (Makedonija Gj.P. 3:2), 2013 (Teteksi 1:1, 6:5 me penalti) dhe 2017 (Pelisteri 0:0, 4:3 me penalti)
  • Kundërshtari: Sileksi është një ekspert i kësaj gare me 3 trofe të fituar në historinë e vet, por këtë sezon ka ngecur në vendin e katërt në kampionat.
  • Stadiumi: Kuqezinjtë ndihen si vendas në “Todor Proeski”, duke qenë se ndeshjet evropiane i kemi luajtur pikërisht aty
  • Rruga e Shkëndijës: Kuqezinjtë arritën në finale pasi eliminuan Yeni Maalen (9:0), Tikveshin (2:0), Strugën (me penallti 4:3) dhe Shkëndijën e Haraçinës në gjysmëfinale me dy fitore (3:2 dhe 2:0).
  • Rruga e Sileksit: Ekipi nga Kratova kaloi Evrotip Online (7:1), Bashkimin (2:1), Detonit Plaçkovicën (3:0), dhe në gjysmëfinale eliminoi Ohrin pas barazimit 1:1 dhe fitores 1:0 në shtëpi.
  • Përballjet direkte: Shkëndija ka qenë dominante këtë sezon ndaj Sileksit në kampionat me dy fitore (2:0 në Tetovë, 2:1 në Kratovë) dhe një barazim 1:1 në duelin e fundit.
  • Objektivi Evropian: Shkëndija tashmë e ka të siguruar biletën për në Evropë përmes kampionatit, duke luajtur pa këtë presion, për dallim nga Sileksi që luan gjithçka për gjithçka.
  • Lojtari i 12-të: “Ballistët” kanë paralajmëruar një pjesëmarrje masive dhe të organizuar drejt Shkupit, duke garantuar një atmosferë madhështore në përkrahje të kuqezinjve.
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top