
Kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikim në finale të Kupës përmes ndeshjeve me Strugën.
Sot, në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së vendit. Shkëndija do të kërkojë një vend në finale përmes një dueli me Strugën.
Ndeshja e parë do të luhet në Tetovë më 9 prill nga ora 15:00, ndërsa sfida e kthimit është parashikuar për 23 prill në Strugë.
Në gjysmëfinalen tjetër, përballja do të jetë mes Vardarit dhe AP Brera.

