Shorti i Kupës | Shkëndija përballet me Strugën në çerekfinale

Kuqezinjtë do të përballen me Strugën në fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, pas shortit të hedhur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Përballja Struga–Shkëndija do të zhvillohet më 25 shkurt në Strugë dhe luhet vetëm një ndeshje eliminatore. Në rast se pas 90 minutave nuk ka fitues, kualifikimi për në gjysmëfinale do të vendoset drejtpërdrejt përmes ekzekutimit të penalltive. 

Fituesi i këtij dueli do të sigurojë kalimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Shkëndija Haraçinë-Rabotniçki. Ndryshe nga çerekfinalja, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, me nga dy takime.

Shënim: Ndeshja Struga – Shkëndija është caktuar për 25 shkurt, megjithatë pritet një vendim i ri nga Komisioni për Gara pranë FFM-së, duke pasur parasysh se Shkëndija më 26 shkurt ka të programuar ndeshjen e kthimit të play-off-it të UEFA Conference League ndaj Samsunsporit të Turqisë.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top