SHKUPI – SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E 12-TË

Kuqezinjtë të shtunën në Strugë ndeshen me Shkupin në duelin e mbetur të xhiros së 12-të në LPFMV. 

Shkupi vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e 12-të
• Stadiumi | Stadiumi “Plazhi i Qytetit” në Strugë
• E premte | 15 nëntor | ora 13:00
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Pauza kampionale shfrytëzohet për zhvillimin e ndeshjeve të mbetura
  • Nesër në Strugë takohemi me Shkupin, derisa mesjavën e ardhshme Tikveshin
  • Shkupi ka terrenin e pezulluar dhe duhet të luajë 100 km larg Çairit

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Klisman Cake (Shqipëri), Reshat Ramadani (Maqedoni e Veriut) dhe Anes Meliqi (U21 Maqedoni e Veriut) e Nazif Ceka (U19 Maqedoni e Veriut) nuk janë pjesë e skuadrës shkaku i angazhimeve me ekipet përfaqësuese. Ndërkohë, portieri Baboucarr Gaye vazhdon rikuperimin pas një dëmtimi në kofshë. Për Vane Kërstevskin gjysmësezoni vjeshtor ka përfunduar. 

Rikthehen:

  • Portieri Astrit Amzai është rikuperuar dhe është i gatshëm për lojë. 

FAKTE SHTESË

  • Shkaku i ndeshjeve europiane, kuqezinjtë duhej të shtyjnë takimet vendore
  • Pauza ndërkombëtare shfrytëzohet për të zhvilluar përballjet e mbetura
  • Nesër luajmë me Shkupin, të mërkurën me Tikveshin në 1/8 e finales së Kupës 
  • Shkupi përballet me probleme serioze këtë sezon dhe është i fundit në renditje
  • Vetëm 1 pikë në 12 ndeshje për çairasit, është efekti i këtij sezoni 
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top