Shkëndija vs Tikveshi | Liga e Parë, Xhiroja e 21-të

Tikveshi është rivali i radhës i kuqezinjëve në rrugën drejt titullit kampion. Kuqezinjtë kërkojnë vazhdimin e serisë pozitive prej dy fitoreve në kampionat dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës. 

Ndeshja:

Shkëndija vs Tikveshi

Xhiroja e njëzetë e një

Stadiumi i qytetit, Tetovë

E diel, 2 mars, ora 14:00

Shkëndija rikthehet në kampionat me moral të lartë pas një fillimi perfekt në gjysmësesonin pranveror. Dy fitore radhazi në kampionat (2:1 ndaj Vardarit dhe 4:2 ndaj Sileksit), të ndjekura nga kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë me fitoren 1:0 ndaj Detonitit, kanë forcuar besimin dhe atmosferën pozitive në ekip. Të dielën kuqezinjtë presin Tikveshin në Tetovë, me synimin për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

Skuadra

Për këtë sfidë, Shkëndija vjen e kompletuar, pa mungesa për shkak dëmtimesh apo pezullimesh.

Kundërshtari

Tikveshi është në një sezon të vështirë, krejt ndryshe nga edicioni i kaluar historik kur fituan Kupën dhe debutuan në garat evropiane. Aktualisht ndodhen në vendin e 10-të me vetëm 15 pikë në 20 ndeshje (2 fitore, 9 barazime, 9 humbje), duke luftuar për mbijetesë. Gjysmësesonin pranveror e nisën me një barazim 1:1 si mysafir i Sileksit, ndërsa në xhiron e fundit u mposhtën 1:2 në shtëpi nga Pelisteri.

Transmetimi

Ndeshja Shkëndija-Tikveshi do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube, me fillim nga ora 14:00.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top