Shkëndija vs AP Brera | Liga e Parë, Xhiroja e 25-të

Rikthehemi në kampionat pas pauzës ndërkombëtare. Të hënën në Tetovë presim AP Brera. 

Ndeshja:

Shkëndija vs AP Brera

Xhiroja e 25-të, LPFMV

Stadiumi i Qytetit, Tetovë

E hënë, 31 mars, ora 15:00

Pas 17 ditëve pauzë, Shkëndija rikthehet në aksion të hënën, kur në Tetovë do të presë AP Breran e Strumicës.Pushimi kampional për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare është shfrytëzuar si një periudhë e shkurtër rigjenerimi dhe përgatitjeje, duke u fokusuar në aspektin fizik për të hyrë në fazën përfundimtare të kampionatit në formën më të mirë të mundshme.

Skuadra

Adenis Shala dhe Fiton Ademi nuk janë në dispozicion të stafit teknik për këtë përballje. Ademi në takimin me Vardarin u ndëshkua me karton të verdhë (mori karton për protesta duke qenë në bankinë) dhe kompletoi 5 ndëshkime që automatikisht sjellin pezullim për një ndeshje. Ndërkohë Shala mbetet jashtë për çështje dëmtimi. Ai zgjati kofshën e pasme në testin e fundjavës së shkuar (Shkëndija-Shkëndija U19) dhe vazhdon rikuperimin nën mbikqyrjen e stafit mjekësor. 

AP Brera po kalon një sezon të vështirë, duke u renditur në pozitën e 10-të me 21 pikë pas 24 ndeshjeve. Bilanci i tyre prej 5 fitoreve, 6 barazimeve dhe 13 humbjeve e ka vendosur skuadrën në një betejë të vështirë për mbijetesë në elitë. Në këtë gjysmësezon ata nuk kanë arritur ende një fitore në kampionat, duke regjistruar 4 humbje dhe 2 barazime në 6 ndeshje. E vetmja arritje e tyre këtë pranverë ka ardhur në Kupë, ku janë kualifikuar në gjysmëfinale pas një barazimi me Arsimin e Çegranit dhe kualifikimit përmes penalltive.

Transmetimi

Ndeshja Shkëndija-AP Brera do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube, me fillim nga ora 15:00.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top