
Kuqezinjtë pas triumfit ndaj Shelbourne në Europë, të hënën në Tetovë përballen me Vardarin në duelin e xhiros së dhjetë në LPFMV.
Shkëndija vs Vardari
• LPFMV | Xhiroja e dhjetë
• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Tetovë
• E hënë | 27 tetor | ora 13:30
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Në Tetovë përballë Vardarit kërkojmë pikët për tu ngjitur në vendin e parë
- Kampionati vendor rikthehet pas pauzës prej plotë tre javëve
- Dueli me Vardarin luhet të hënën në Tetovë me fillim në orën 13:30
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- /
Rikthehen:
- /
FAKTE SHTESË
Pritet mbështetje e madhe nga publiku në tribuna, në drejtim të marrjes së tre pikëve
Me emocionet e triumfit në Conference League, i kthehemi skenës vendore
Atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe kjo sjell optimizëm për fitore
Shkëndija dhe Vardari janë ekipet e vetme pa asnjë humbje në kampionat
Dy ekipet me nga 21 pikë ndajnë vendin e dytë në tabelë, me fitore dalim lider
21 ndeshje dhe 8 vite nuk njohim disfatë përballë rivalit nga Shkupi

