
Klasikja e futbollit vendor vjen në Gostivar, ku kuqezinjtë kërkojnë të përsëritin triumfin e rrethit të parë dhe të marrin tri pikë të reja në luftën për kreun e tabelës.
Shkëndija vs Vardari
• LPFMV | Xhiroja e 11-të
• Stadiumi | Stadiumi i Qytetit në Gostivar
• E shtunë | 24 tetor | ora 14:00
• Transmetimi | Arena Sport
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija pret Vardarin në një duel mjaft të rëndësishëm, me synimin e vetëm për të përsëritur suksesin e xhiros së dytë kur i mposhtëm 2:0 në Shkup.
- Skuadra ka punuar maksimalisht gjatë gjithë javës dhe hyn plotësisht e karikuar për të dhënë performancën më të mirë përpara publikut tonë.
- Për shkak të interesimit të madh dhe kapacitetit prej 1.500 vendesh në tribunën e Gostivarit, klubi apelon për arritje me kohë, ndërsa do të zbatohen masa sigurie për moskalimin e kapacitetit.
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Mesfushori Drilon Islami mbetet jashtë për një periudhë më të gjatë shkaku i dëmtimit të klavikulës së krahut të majtë.
- Mbrojtësi i ri Anes Abdurahmani ndjen shqetësime në shpatull dhe nuk do të jetë në dispozicion për këtë përballje.
Kthehet:
- Mbrojtësi Mevlan Murati është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe rikthehet në dispozicion të stafit teknik.
FAKTE SHTESË
- Rivaliteti në krye: Shkëndija kërkon të shfrytëzojë këtë përballje direkte për shkëputje, teksa Vardari mban vendin e tretë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara (aq sa ka edhe Struga).
- Faktori tribunë: Prania e mbështetësve tanë në Gostivar pritet të krijojë një atmosferë të zjarrtë, me dyert e stadiumit që do të menaxhohen me kujdes për arsye sigurie.
- Historiku i këtij sezoni: Në përballjen e parë të këtij edicioni në “Todor Proeski”, kuqezinjtë dhuruan një ndeshje mjaft dominuese dhe triumfuan me rezultat të pastër 2:0.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë derbi të madh i është besuar arbitrit Stojançe Trpçevski.

