Shkëndija U11 merr pjesë në turneun mbarëkombëtar në Tiranë

Gjenerata U11 (2015) e KF Shkëndija, e drejtuar nga trajneri Fati Huseini dhe trajneri i portierëve Hekuran Xheladini, po merr pjesë në turneun prestigjioz Future of Football Tournament”, një nga aktivitetet më cilësore për moshat e reja në Shqipëri. Turneu organizohet në Tiranë nga Mati Sport, me rastin e festave të Nëntorit.

Në këtë event marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni, ndërsa Shkëndija përfaqëson me krenari vendin tonë në një ambient futbollistik të fortë dhe konkurrues.

Pjesëmarrja në këtë turne përbën një përvojë të çmuar për futbollistët e vegjël kuqezi, të cilët po fitojnë eksperiencë ndërkombëtare, sfida të reja dhe mundësi për zhvillim. Ky aktivitet shërben gjithashtu si përgatitje e rëndësishme për rrugëtimin e tyre të ardhshëm në futboll.

Drejtuesit e shkollës së futbollit Shkëndija kanë bindjen se këto përvoja do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e tyre sportive dhe personale.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top