Shkëndija ‘transferohet’ në Gostivar për ndeshjet si vendase

Kuqezinjtë të premten nga ora 16:00 presin Bashkimin në stadiumin e qytetit në Gostivar, në kuadër të xhiros së tetë të LPFM-së.

Pas ndeshjeve të para si vendas në Shkup, Shkëndija nga kjo xhiro kthehet në planin e paraparë dhe ndeshjet si vendase do t’i zhvillojë në qytetin fqinj të Gostivarit.

Rindërtimi i stadiumit të Tetovës bëri që kuqezinjtë ta nisin sezonin në stadiumin e FFM-së në Shkup, ndërsa angazhimet evropiane dhe temperaturat e larta ndikuan në përzgjedhjen e termineve të mbrëmjes.

Tash, me uljen e temperaturave dhe përmirësimin e dukshëm të terrenit në Gostivar, Shkëndija kalon në stadiumin e qytetit fqinjë, ku të premten do ta zhvillojë ndeshjen e parë si vendase këtë sezon.

Shkëndija-Bashkimi luhet nga ora 16:00.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top