
Me ecuri absolute prej pesë fitoresh në po aq ndeshje dhe rikuperimin e disa emrave kyç, kuqezinjtë kërkojnë të vazhdojnë serinë me pikë të plota për të blinduar kreun e tabelës.
Shkëndija vs Tikveshi
• LPFMV | Xhiroja e 6-të
• Stadiumi | Terreni te Kompleksi i FFM-së në Shkup
• E premte | 4 shtator | ora 19:00
• Transmetimi | Arena Sport
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija zbret në fushë për xhiron e 6-të me synimin e qartë për të marrë fitoren e gjashtë radhazi dhe për të ruajtur bilancin 100% të pikëve (15 pikë të grumbulluara)
- Pas triumfit të fundit 2:0 në transfertën me Sileksin, ekipi ka punuar intensivisht gjatë gjithë javës si për përgatitjen taktike, ashtu edhe për rikuperimin e lojtarëve me shqetësime fizike
- Përballja zhvillohet në terminin e natës në kompleksin e FFM-së, ku kuqezinjtë kërkojnë të shfrytëzojnë momentin e shkëlqyer të formës
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Mesfushori Rafael Freitas dhe mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski mbeten jashtë kombinimit për shkak dëmtimesh.
Në dyshim:
- Portieri Babouccar Gaye është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin, por për aktivizimin e tij eventual nga minuta e parë do të vendoset vetëm para ndeshjes.
Kthehen:
- Endrit Krasniqi ka lënë pas shqetësimin që e mbajti jashtë ndaj Sileksit dhe është plotësisht i gatshëm për lojë.
- Marko Gjorgjievski është rikuperuar tërësisht dhe prej disa ditësh ka punuar me ngarkesë maksimale, duke u rikthyer në dispozicion të stafit teknik.
FAKTE SHTESË
- Forma e kuqezinjve: Shkëndija gëzon formë fantastike si lider i kampionatit, me 5 fitore në 5 përballjet e para dhe një nivel të lartë stabiliteti taktik.
- Kundërshtari: Tikveshi e nisi edicionin me dy fitore rresht, por në tri xhirot e fundit ka regjistruar një humbje dhe dy barazime (së fundmi 1:1 ndaj Vardarit në Kavadar), duke mbajtur pozitën e tretë në tabelë me 8 pikë.
- Përgatitja e grupit: Rikthimi i Krasniqit, Gjorgjievskit dhe Gaye rrit dukshëm opsionet dhe cilësinë në përbërjen e skuadrës për këtë sfidë me peshë.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë takim i është besuar arbitrit Benjamin Qerimi.

