SHKËNDIJA-TIKVESHI | KUPA E MAQEDONISË

Të mërkurën ndeshemi me Tikveshin në Tetovë në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së vendit. Luhet vetëm një ndeshje, kështu që nesër kërkojmë kualifikimin në çerekfinale. 

Shkëndija vs Tikveshi
• Kupa e Maqedonisë | 1/8 e finales
• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Tetovë
• E mërkurë | 19 nëntor | ora 13:00
• Transmetimi | RTMV 2

PËRMBLEDHJE

  • Me një sërë ndeshjesh në kampionat e Evropë, kuqezinjtë tani luajnë duel të Kupës
  • Dueli me Tikveshin u shty dy herë shkaku i angazhimeve ndërkombëtare 
  • Shkëndija vlerëson maksimalisht Kupën dhe synon trofeun bashkë me kampionatin

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Portieri Baboucarr Gaye vazhdon rikuperimin dhe nuk do të jetë i gatshëm për nesër. Reshat Ramadani është i grumbulluar me Maqedoninë e Veriut, ashtu si Anes Meliqi që sot luan me U21 e vendit përballë Polonisë (nesër kthehet në skuadër). Imran Fetai ka shqetësim me një dëmtim dhe mbetet në dyshim për takimin e nesërm. 

Rikthehet:

  • Klisman Cake menjëherë pas ndeshjes Shqipëri-Angli është bashkuar me grupin dhe do të jetë në kombinim. 

FAKTE SHTESË

  • Shkëndija dhe Tikveshi bashkë kanë tre trofe në Kupën e vendit tonë 
  • Kuqezinjtë triumfonin në vitet 2016 dhe 2018, ndërsa Tikveshi në vitin 2024
  • Shkëndija në 1/16 e finales fitoi 9:0 Jeni Maale-n, ndërsa Tikveshi 1:0 Skopjen 
  • Takimi luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë në orën 13:00
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top