
Kuqezinjtë të martën në Shkup presin kampionin e Uellsit, The New Saints në ndeshjen e kthimit të eliminatoreve të UEFA Champions League.
Shkëndija va The New Saints
• Champions League | Raundi i Parë eliminator
• Stadiumi | “Todor Proeski”, Shkup
• E martë | 15 korrik | ora 20:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Kuqezinjtë me barazim 0:0 nga takimi i parë presin The New Saints-in
- Ndeshja e parë në Angli prodhoi shumë shanse, por pa gola
- Mbështetja e publikut e rëndësishme për të kaluar turin e parë
SITUATA NË SKUADËR
Mungojnë:
- /
Rikthehet:
- /
FAKTE SHTESË
- Kërkojmë fitoren e parë në ndeshje zyrtare për sezonin garues 2025/2026
- Terreni me bar natyral përparësi për kuqezinjtë, pasi TNS luan në fushë sintetike
- TNS ka luajtur në Shkup në vitin 2018, kur Shkëndija fitonte 5:0
- Besart Ibraimi realizoi 4 nga 5 golat e fitores bindëse ndaj uellsianëve
- Qarabaev nga Kazakistani referon revanshin, në VAR arbitër anglez

