SHKËNDIJA-STRUGA TRIM&LUM | LPFMV, JAVA E 4-TË

Me kthimin e tifozëve në tribuna dhe ecurinë perfekte prej tre fitoresh rresht, kuqezinjtë kërkojnë triumfin e radhës në duelin ndaj Strugës për të blinduar pozitën e liderit në tabelë.

Shkëndija vs Struga Trim&Lum 

• LPFMV | Xhiroja e 4-të 

• Stadiumi | Kompleksi i FFM-së në Shkup 

• E hënë | 24 gusht | ora 19:00 

• Transmetimi | Arena Sport

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija kërkon fitoren e katërt rresht në këtë fillim edicioni për të mbetur skuadra e vetme me efekt 100% maksimal në tabelë
  • Pas dy ndeshjeve të para prapa dyerve të mbyllura, kuqezinjtë rihapin dyert për publikun dhe presin mbështetjen e madhe të tifozëve
  • Skuadra tregoi reagim të shkëlqyer pas eliminimit evropian duke mposhtur bindshëm Bregallnicën 4:1 në xhiron e kaluar

SITUATA NË SKUADËR 

Mungesa:

  • Portieri Babouccar Gaye, mesfushori Rafael Freitas dhe sulmuesi Marko Gjorgjievski mbeten jashtë kombinimit për shkak dëmtimesh.
  • Mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski mungon në këtë sfidë shkaku i një lëndimi, ndërsa priten ekzaminimet mjekësore për të mësuar shkallën e seriozitetit.
  • Mbrojtësi Anes Meliqi vazhdon të jetë i pezulluar shkaku i kartonit të kuq.

Kthehet:

  • Mbrojtësi i qendrës Jovan Manev kthehet, pasi lëshoi sfidën e fundit me Bregallnicën për shkak të një problemi me shpatullën.

FAKTE SHTESË

  • Vendas sërish në Shkup: Shkëndija po i zhvillon ndeshjet jashtë Tetovës për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit. Ndonëse si terren vendas është paraqitur Gostivari, përballja e tretë radhazi luhet në FFM për të shfrytëzuar reflektorët dhe terminin e natës (19:00) për shkak të temperaturave të larta.
  • Rikthimi i tifozëve: Pas shlyerjes së dënimit prej dy ndeshjeve pa publik nga Komisioni i Disiplinës (për ngjarjet në finalen e Kupës), kuqezinjtë më në fund do të kenë lojtarin e 12-të në tribuna.
  • Forma e kundërshtarit: Struga e ka nisur kampionatin me dy fitore e një barazim (3:0 ndaj Shkëndijës së Haraçinës, 1:1 me Skopjen dhe fitore 1:0 xhiron e fundit ndaj Vardarit).
  • Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë derbi të rëndësishëm i është besuar arbitrit Stojançe Trpçevski.
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top