SHKËNDIJA-STRUGA TRIM&LUM | LPFMV, JAVA E 31-TË

Tri xhiro përpara mbylljes së sezonit, Shkëndija kërkon vetëm fitoren në derbin ndaj Strugës për të qëndruar matematikisht në garë për titullin kampion.

Shkëndija vs Struga Trim&Lum

• LPFMV | Xhiroja e 31-të

• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Tetovë

• E shtunë | 9 maj | ora 16:00

• Transmetimi | MTV2

PËRMBLEDHJE

  • Vetëm tre pikët në këtë përballje mbajnë gjallë shpresat e kuqezinjve për fronin e futbollit vendor
  • Ekipi vjen me moral pozitiv pas kualifikimit në finalen e madhe të Kupës gjatë mesjavës
  • Ky është takimi i katërt sezonal mes këtyre dy skuadrave, me një rivalitet që ka prodhuar gjithmonë emocione

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Besart Ibraimi nuk është gati për lojë pëe shkak të lëndimit që po e mban jashtë fushave.
  • Fabrice Tamba dhe Ronaldo Webster mungojnë në këtë sfidë për shkak të pezullimeve me kartonë të kuq.
  • Reshat Ramadani mbetet jashtë deri në fund të edicionit pas operimit të ligamenteve.

Në dyshim:

  • Imran Fetai dhe Endrit Krasniqi kanë shqetësime fizike, ndërsa Liridon Latifi po përballet me një virozë, andaj aktivizimi i tyre mbetet në pikëpyetje deri para fillimit të ndeshjes.

Kthehet:

  • /

FAKTE SHTESË

  • Përballjet direkte: Shkëndija ka bilanc pozitiv këtë sezon ndaj Strugës, me një fitore 2:0 në Tetovë dhe dy barazime (1:1 në kampionat dhe 2:2 në Kupë, ku kaluam tutje 5:4 me penallti).
  • Struga pozicionohet në vendin e tretë dhe dalja e tyre në Evropë mund të varet drejtpërdrejt nga triumfi eventual i Shkëndijës në finalen e Kupës ndaj Sileksit.
  • Kur kanë mbetur edhe 9 pikë në lojë deri në fund, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të shuante shpresat për titull.
  • Ky do të jetë takimi i tretë kampionat i këtij edicioni, me kuqezinjtë që synojnë të mbeten të pamposhtur ndaj ekipit strugan.
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top