Shkëndija-Struga të hënën në Shkup, me praninë e publikut

Ndeshja e xhiros së katërt të LPFMV, Shkëndija-Struga, do të zhvillohet të hënën (24 gusht) në stadiumin e kompleksit të FFM-së në Shkup, me fillim në ora 19:00.

Për dallim nga dy ndeshjet e para si vendas, të cilat u zhvilluan pa praninë e publikut për shkak të dënimit të shqiptuar pas ngjarjeve në finalen e Kupës sezonin e kaluar, këtë herë tifozët do të mund të jenë të pranishëm në tribuna. Dënimi është tashmë i përmbushur.

Shkëndija, për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit në Tetovë, ka paraqitur Gostivarin si terren vendas për sezonin e ri. Megjithatë, dy ndeshjet e para u zhvilluan në Shkup, për shkak të mundësisë së zhvillimit të tyre në orët e vona me ndriçim, në funksion të angazhimeve evropiane.

Duke pasur parasysh kushtet e mira të fushës dhe mundësinë e zhvillimit të ndeshjes në mbrëmje, Shkëndija do të qëndrojë edhe këtë xhiro në kompleksin e FFM-së, ku të hënën në ora 19:00 do të përballet me Strugën.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top