Shkëndija sot zhvillon testin e parë në Antalia ndaj Yelimay Semey

Pas udhëtimit të djeshëm drejt Antalias dhe një seance të parë stërvitore pasdite, sot skuadra kuqezi do të zhvillojë testin e parë kontrollues në kuadër të përgatitjeve dimërore. Përballë Shkëndijës do të jetë skuadra kazake Yelimay Semey, një ekip me traditë në futbollin kazak, që aktualisht garon në kategorinë e parë të vendit. Ndeshja do të luhet në orën 15:00 sipas kohës lokale në Maqedoni(17:00 në Turqi).

Pavarësisht angazhimit për ndeshjen e sotme, stafi teknik i udhëhequr nga Jeton Beqiri ka ruajtur intensitetin e lartë të punës, duke zhvilluar një tjetër seancë të plotë stërvitore gjatë paradites. Ky është një tregues i qartë i përkushtimit për të përgatitur skuadrën në maksimum për sfidat që e presin në vazhdim të sezonit.

Ky takim kontrollues do të shërbejë si mundësi për trajnerin dhe stafin e tij të testojnë formën aktuale të ekipit dhe të integrojnë lojtarët e rinj të përfshirë në përgatitje. Qëndrimi në Antalia do të vazhdojë deri më 8 shkurt, me një sërë ndeshjesh të tjera miqësore për të ndihmuar në ngritjen e formës dhe përshtatjen taktike të skuadrës.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top