
Biletat për ndeshjen Shkëndija-Sileksi dalin në shitje nesër (e premte) dhe të njejtat do të gjenden në qendër të qytetit deri ditën e shtunë. Shkaku i interesimit dhe kapacitetit të zvogëluar të stadiumit shkaku i punimeve, shikuesit luten të vijnë më herët në stadium.
KF Shkëndija njofton publikun për disa informata të rëndësishme për ndeshjen me Sileksin që luhet të shtunën në Tetovë (ora 17:00) në kuadër të xhiros së 33-të në LPFMV.
Shkëndija tashmë ka siguruar titullin e kampionit dhe interesimi për këtë ndeshje është i madh. Shtojmë faktin se kapaciteti i stadiumit është zvogëluar shkaku i shembjes së tribunës veriore (zhvillohen punimet për rikonstrumin e stadiumit). Për këto arsye dhe duke dashur të shmangim rrëmujat e padëshiruara e ndonjë incident eventual, klubi në bashkëpunim me sigurimin dhe mbajtësit e rendit ka marrë masa maksimale për organizimin e kësaj ndeshje, mbarëvajtjen e hyrjes së tifozëve në stadium, ndjekjes së ndeshjes dhe largimit të tyre nga stadiumi pas ndeshjes. Shkaku i interesimit të madh biletat do të shiten duke filluar një ditë para ndeshjes dhe në treg do të jenë nga dita e premte. Të njejtat do të mund ti siguroni para zyrave të klubit (do të ketë pikë shitje) në qendër të qytetit (Tetovë) nga e premtja deri të shtunën.
- Çmimi për biletë është 100 denarë.
- Shitja e biletave do të bëhet te Tobacco PIKA pranëzyrave të klubit (në qendër të Tetovës) dhe te Monaco Tobacco edhe atë duke filluar nga dita premte, deri të shtunën.
- Hyrja për në pjesën VIP dhe Lozhë do të jetë me bileta dhe shkaku i interesimit të madh personat që nuk do kenë siguruar biletë mos krijojnë rrëmujë para hyrjes së stadiumit.
- Dyert e stadiumit do të mbyllen 15 minuta para fillimit të takimit.
- Parkingu i preferuar për tifozët do të ishte te stadiumi i vjetër, për të mos krijuar rëmuja shtesë pranë stadiumit.
KF Shkëndija apelon te gjithë ndjekësit që të vijnë në numër sa më të madh, për të qenë forcë shtesë për futbollistët në festimin dinjitoz të titullit kampion.
Ju falemenderojmë paraprakisht për mbështetjen e parezervë.
Forca Shkëndija.

