SHKËNDIJA – SILEKSI | LPFMV, JAVA E TETË

Kuqezinjtë të dielën në Tetovë presin Sileksin e Kratovës në duelin e xhiros së tetë në LPFMV. 

Shkëndija vs Sileksi
• LPFMV | Xhiroja e tetë
• Stadiumi | Stadiumi i Qytetit, Tetovë
• E dielë | 28 shtator | ora 15:00
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Kuqezinjtë ndaj Sileksit synojnë vazhdimësi të rezultateve pozitive
  • Dy triumfet e fundit kanë ofruar skuadrën në 2 pikë pranë kreut të renditjes
  • Dueli luhet të dielën në stadiumin e qytetit me fillim në orën 15:00

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • /

Rikthehen:

  • Klisman Cake dhe Reshat Ramadani kthehen në skuadër pasi nuk ishin pjesë e ekipit kundër Rabotniçkit në mesjavë shkaku i disa shqetësimeve më të lehta. 

FAKTE SHTESË

  • Pas barazimit me Strugën, Shkëndija fitoi 1:0 Tikveshin dhe Rabotniçkin
  • Ekipi me frymë pozitive pret Sileksin, për të mbajtur hapin për kreun 
  • Sileksi startoi me 5 fitore rresht, por pësoi humbje në dy ndeshjet e fundit
  • Shkëndija bashkë me Strugën dhe Vardarin nuk kanë asnjë humbje deri tani
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top