SHKËNDIJA – SHKUPI | LPFMV, JAVA E PARË

Të premten në Tetovë përballë Shkupit hapim sezonin e ri në elitën e futbollit vendor, ku futemi me synim për të mbrojtur titullin kampion. 

Shkëndija vs Shkupi
• LPFMV | Xhiroja e parë
• Stadiumi | Stadiumi i Qytetit, Tetovë
• E premte | 8 gusht | ora 17:00
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Kuqezinjtë synojnë start me tre pikë të sezonit të ri në elitën vendore
  • Ndeshja me Shkupin vjen 3 ditë pas duelit me Qarabağ-un në Evropë
  • Risia e sezonit të ri është implementimi i sistemit VAR për herë të parë

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Fabrice Tamba është jashtë kombinimit për shkak të pezullimit me karton të kuq nga ndeshja e fundit të sezonit të shkuar me Sileksin në Tetovë.

Rikthehet:

  • /

FAKTE SHTESË

  • Sezonin e ri e nisim me super atmosferë pas arritjes historike në Evropë
  • “Starti i mirë është gjysma e punës” dhe kuqezinjtë synojnë 3 pikët
  • Fillimi i kampionatit do të respektohet maksimalisht, pavarësisht lodhjes
  • Në stadium janë bërë ndërhyrjet e nevojshme për sistemin VAR
  • Rikthehemi në Tetovë për ndeshje zyrtare pas duelit me Sileksin (17.05.2025)
  • Shkupi vjen në Tetovë me shumë ndryshime në raport me sezonin e shkuar
Share

1 comment

  1. August 8, 2025 at 11:34
    Edmondsherifi

    Forza SHKENDIJA shpresojmë në fitore

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top