
Kuqezinjtë të enjten zhvillojnë tjetër ndeshje historike, kur për herë të parë në vendin tonë sjellin takim të fazës së play offit të një kompeticoni evropian. Samsunspori i Turqisë është rivali i kuqezinjëve nesër në Shkup me fillim në orën 21:00.
Shkëndija vs Samsunspor
• Conference League | Play Off
• Stadiumi | “Todor Proeski”, Shkup
• E enjte | 19 shkurt | ora 21:00
• Transmetimi | Super Sport 3
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija rikthehet në Evropë, duke sjellë ndeshje të re të madhe përballë Samsunsporit
- Kjo është hera e parë që një ekip nga vendi ynë luan në play off të një kompeticioni europian
- Skuadra sonte në “Todor Proeski” në Shkup zhvilloi seancën e fundit stërvitore
SITUATA NË SKUADËR
Mungojnë:
- Liridon Latifi dhe Aleksandar Trumçi nuk do të jenë në kombinim për këtë takim shkaku i pezullimeve. Latifi ka karton të kuq nga ndeshja me AEK Larnacan, derisa Trumçi ka grumbulluar 3 kartona të verdhë.
Rikthehet:
- /
FAKTE SHTESË
- Shkëndija nesër synon rezultat sa më pozitiv para ndeshjes së kthimit në Turqi
- Kjo është hera e parë që në Evropë përballemi me rival nga Turqia
- Samsunspor në fazën e Ligës në Conference League kapi vendin e 12 me 10 pikë (3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje)
- Sezonin e shkuar Samsunspor u ndal në vendin e tretë në elitën e Turqisë
- Renditja më e lartë në histori për Samsun është vendi i tretë dhe këtë arritje e kanë përsëritur 3 herë
- Në Shkup mysafirët vijnë me dy disfata rresht në kampionatin turk (3:0 nga Trabzonspor dhe 3:1 nga Antalyaspor)
- Gjermani Torsten Fink dy ditë më parë u emërua trajner i ri i Samsunsporit
- Kuqezinjtë kanë nevojë për mbështetje nga tribunat, pasi truqit kanë blerë 1 000 bileta në sektorin e mysafirëve
- Rohit Saggi nga Norvegjia do të ndajë drejtësinë e takimit Shkëndija-Samsunspor


Besnik ahmedi
Hii