Shkëndija rikthehet në stërvitje, nga FFM futbollistëve u prezantohen rregullat e reja të lojës

Kuqezinjtë vazhdojnë punën në Tetovë pas kthimit nga Antalia, ndërsa përfaqësues të Komisionit të Arbitrave pranë FFM-së, prezantuan para futbollistëve udhëzimet dhe interpretimet më të reja të rregullave të lojës. 

Pas tre ditëve pushim pas rikthimit nga Antalya, ku u zhvillua faza kryesore e përgatitjeve dimërore, futbollistët kuqezi sot janë rikthyer në punë, duke vazhduar seancat stërvitore në Tetovë. Përgatitjet po intensifikohen në prag të nisjes së gjysmës së dytë të sezonit, ku të martën, më 10 shkurt, Shkëndija pret Struga Trim & Lum në kuadër të xhiros së 17-të të LPFMV-së.

Ndërkohë, në funksion të përgatitjes sa më të mirë për garat pranverore, në ambientet e klubit u mbajt edhe prezantimi zyrtar i rregullave dhe ndryshimeve të fundit në arbitrim. Përfaqësues të Komisionit të Arbitrave pranë FFM-së, ashtu si edhe në klubet e tjera, prezantuan para futbollistëve udhëzimet dhe interpretimet më të reja të rregullave të lojës, në përputhje me standardet e UEFA-s, para vazhdimit të sezonit.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top