SHKËNDIJA – QARABAĞ | Raundi i tretë eliminator i Ligës së Kampionëve

Shkëndija pret kampionët e Azerbajxhanit, Qarabağ FK, të martën në Shkup në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Shkëndija vs Qarabağ
• Champions League | Raundi i Tretë eliminator
• Stadiumi | “Todor Proeski”, Shkup
• E martë | 05 gusht | ora 20:00
• Transmetimi | RTVM2

PËRMBLEDHJE

  • Me grupet e Conference League të siguruara, Shkëndija kërkon tjetër histori
  • Qarabağ FK favorit, por kuqezinjtë synojnë edhe një senzacion europian 
  • Mbështetja e publikut do të jetë shtytje e madhe për futbollistët tanë

SITUATA NË SKUADËR

Mungojnë:

  • /

Rikthehet:

  • Në konkurencë për lojë kthehet Kamer Qaka, që humbi ndeshjen e kthimit me FCSB shkaku i kartonit të kuq. 

FAKTE SHTESË

  • Me pozitivitetin e suksesit historik, presim raundin e 3 në Champions
  • Fitoret ndaj FCSB janë arkivuar, vëmendja maksimale te dueli i radhës
  • Kjo do të jetë përballja e parë në histori mes Shkëndijës dhe Qarabağ-ut
  • Kuqezinjtë janë me bilans pozitiv ndaj skuadrave nga Azerbajxhani
  • Në vitin 2016 eliminuam Neftçin, 0:0 në Baku dhe 1:0 në Shkup 
  • Vitin 2020 fituam 2:0 Sumgayit-in në ndeshjen e vetme në Azerbajxhan
  • Ibraimi shënoi nga një gol ndaj të dy rivalëve nga Azerbajxhani
  • Qarabağ kaloi Shelburne nga Irlanda në raundin e dytë të Champions 
  • Azerbajxhanasit fituan 3:0 në Irlandë dhe 1:0 në Baku
  • Pritet mbështetje e madhe nga tribunat për futbollistët kuqezi
Share

1 comment

  1. August 4, 2025 at 22:53
    nehar

    vetem përpara shkëndij

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top