Shkëndija pranë filloristëve: Ëndrrat fillojnë në bankat e shkollës

KF Shkëndija ka shënuar startin e vitit të ri shkollor pranë më të vegjëlve, duke vizituar nxënësit e disa prej shkollave fillore në Tetovë. Futbollistët vizituan filloristët (klasët e para), por pritja në secilën shkollë rezultoi e mrekullueshme. 

Në këtë aktivitet, futbollistë të ekipit të parë (Krasniqi, Islami, Manev, Kryeziu, Kërstevski dhe Ceka), përfshirë kapitenët (Ibraimi e Zejnullai), dhe portierin Gaye, u uruan nxënësve një vit të suksesshëm shkollor dhe u dhuruan materiale simbolike me logon e Shkëndijës.

Ideja e klubit ishte që filloristëve (nxënësve të klasave të para) tu urojmë fillimin e procesit arsimor, mirëpo mënyra si u pritëm në secilën prej shkollave, rezultoi fantastike dhe si klub u detyrohemi një falënderim publik drejtuesve të shkollave, arsimtarëve e nxënësve. 

Ne ishim për t’i kënaqur fëmijët, por dashuria e ngrohtësia që morëm na lumturoi pa fund. Vizitat nuk munguan edhe te fëmijët me nevoja të veçanta pranë shkollës fillore “Liria” dhe paraleles në Qendrën Ditore “Teteksi”.

Mesazhi i kuqezinjve është i qartë: pavarësisht nëse ëndrra e tyre është të bëhen futbollistë, mjekë, mësues, pilotë apo profesionistë në një fushë tjetër, çdo rrugëtim drejt suksesit nis me mësimin, disiplinën dhe punën.

Edhe futbollistët që sot i shohim në fushë, dikur kanë qenë ulur në bankat e shkollës.

Ëndrra fillon në bankën e shkollës.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top