
Kuqezinjtë presin Pelisterin të hënën në Tetovë në duelin e xhiros së 20-të në LPFMV. Me fitore eventuale, Shkëndija afrohet në 4 pikë me vendin e parë.
Shkëndija vs Pelisteri
• LPFMV | Xhiroja e 20-të
• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Tetovë
• E martë | 2 mars | ora 14:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Pas eliminimit nga Evropa, tani vëmendja kthehet në skenën vendore
- Dueli me Pelisterin ka rëndësi të madhe për vazhdimësinë e kampionatit
- Me fitore, Shkëndija afrohet në -4 pikë me vendin e parë në renditje
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Mbrojtësi Anes Meliqi nuk do të jetë në kombinim për takimin me Pelisterin shkaku i pezullimit me 5 kartona të verdhë
Rikthehet:
- /
FAKTE SHTESË
- Me krenarinë e suksesit historik në Evropë, kuqezinjtë tash mendojnë për kampionatin
- Skena vendore mbetet objektiv i vetëm, duke synuar trofetë në dy garat
- Barazimi i djeshëm i Strugës me Vardarin, mundësi të shkurtojmë diferencën
- Pelisteri luan mirë në pranverë, në 3 ndeshje ka nga një fitore, barazim dhe humbje
- Fituan 4:1 Rabotniçkin, humbën 1:0 jasht me Bashkimin dhe barazuan 1:1 me Strugën
- Me 20 pikë nga 19 ndeshje (5 fitore, 5 barazime, 9 humbje) mbajnë vendin e 10
- Ndeshja e parë në vjeshtë në Manastir u mbyll me barazim pa gola (0:0)
- Shkëndija pas 19 xhirove ka 45 pikë, me efekt 14 fitore, 3 barazime, 2 humbje

