
Me mbështetjen e madhe të publikut dhe dyert e hapura të arenës në Shkup, kuqezinjtë kërkojnë përmbysjen e madhe për të prerë biletën në raundin e tretë eliminator të UEFA Conference League.
Shkëndija vs NK Bravo
• UEFA Conference League | Raundi i dytë eliminator (Kthimi)
• Stadiumi | Arena “Todor Proeski” në Shkup
• E enjte | 30 korrik | ora 20:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija kërkon të kthejë disavantazhin e ndeshjes së parë (2:1) dhe të kualifikohet tutje në raundin e tretë të UEFA Conference League
- Edhe pse dominuan dhe udhëhoqëm në Slloveni, kuqezinjtë pësuan nga pakujdesitë defensive, por besimi mbetet i lartë pas formës së shkëlqyer në kampionat
- Për të siguruar një atmosferë zjarrta dhe përkrahje maksimale për djemtë tanë, Klubi ka vendosur që hyrja në stadium të jetë pa pagese për të gjithë tifozët
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Portieri Babacar Gaye mbetet jashtë kombinimit për këtë përballje për shkak të dëmtimit.
- Imran Fetai nuk do të jetë në dispozicion për këtë sfidë, pasi ndodhet në fushën e bisedimeve intensive për një transferim të mundshëm ndërkombëtar, me qëllim që të ruhet fokusimi dhe stabiliteti i plotë i skuadrës për këtë ndeshje me peshë të madhe.
Kthehet:
- /
FAKTE SHTESË
- Forma: Shkëndija e nisi kampionatin e ri vendor me një triumf të bindshëm 3:0 ndaj Skopjes, ndërsa NK Bravo u mposht në shtëpi me rezultatin 0:3 nga NK Nafta në elitën sllovene.
- Misioni i përmbysjes: Skuadra ka treguar karakter dhe cilësi në lojë gjatë takimit të parë, andaj me efikasitet më të lartë para portës dhe përkrahjen e tribunave, përmbysja mbetet plotësisht e arritshme.
- Faktori tribunë: Dyert e hapura të arenës “Todor Proeski” pritet të grumbullojnë një numër të madh tifozësh për të qenë lojtari i 12-të i kuqezinjve drejt kualifikimit.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë sfidë evropiane i është besuar një trupe arbitresh nga Hungaria, e kryesuar nga gjyqtari Márton Rusz.

